
Veprimet me prekje ekrani
Për të ndërvepruar me ndërfaqen e përdoruesit me ekran me prekje, trokitni ose
trokitni dhe mbani ekranin me prekje.
Hapja e një aplikimi ose elementi tjetër në ekran
Trokitni aplikimin ose elementin.
Hyrja te opsionet specifike të elementeve
Trokitni dhe mbani elementin. Një meny kërcyese me opsionet e disponueshme
shfaqet.
Lëvizja në një listë ose meny
Vendosni gishtin tuaj në ekran, rrëshqiteni shpejt lart ose poshtë ekranit dhe pastaj
ngrini gishtin. Përmbajtja e ekranit lëviz me shpejtësinë dhe drejtimin që ajo kishte
në momentin e lëshimit. Për të zgjedhur një element nga një listë lëvizëse dhe për të
ndaluar lëvizjen, trokitni elementin.
Goditja fort
Vendosni një gisht në ekran dhe rrëshqisni në mënyrë të njëtrajtshme gishtin tuaj në
drejtimin e dëshiruar.
Përdorimi bazë
13

Për shembull, kur jeni duke parë një fotografi, për të parë fotografinë tjetër, goditni
fort majtas. Për të shfletuar shpejt nëpër fotografi, goditni fort ekranin shpejt dhe
pastaj lëvizni majtas ose djathtas përmes miniaturave.