Nokia Asha 303 -  Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave

background image

Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e ligjshme të

të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t'ju parandalojë të kopjoni, modifikoni

ose transferoni fotografi, muzikë dhe përmbajtje të tjera.

Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për të

mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme

programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e mbrojtur

me WMDRM 10 dhe OMA DRM 2.0. Nëse disa programe DRM nuk arrijnë ta mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes

mund të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e programit DRM, për të hyrë në një përmbajtje të re të mbrojtur me

DRM. Shfuqizimi mund të parandalojë përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që është tashmë në pajisjen tuaj.

Shfuqizimi i programeve të tilla DRM, nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje të tjera DRM-je ose në

përdorimin e përmbajtjes që nuk mbrohet me DRM.

Informacioni për produktin dhe sigurinë

43

background image

Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave (DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton të

drejtat tuaja për përdorimin e përmbajtjes.

Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me OMA DRM, për të bërë kopje rezervë të licencave dhe të përmbajtjes, përdorni

funksionin për kopjet rezervë të Nokia Suite.

Metodat e tjera të transferimit mund të mos transferojnë licencat që duhet të rikthehen me përmbajtjen, në mënyrë që të

mund të vazhdoni përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me OMA DRM pas formatimit të kujtesës së pajisjes. Juve mund

t'ju duhet gjithashtu të riktheni licencat, në rast se dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj.

Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM, licencat së bashku me përmbajtjen humbasin nëse formatohet

kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni gjithashtu licencat dhe përmbajtjen nëse dëmtohen skedarët në pajisjen tuaj. Humbja

e licencave ose e përmbajtjes mund ta kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje në pajisjen tuaj. Për më

tepër informacion, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.