Nokia Asha 303 - Pajisjet mjekësore të transplantuara

background image

Pajisjet mjekësore të transplantuara
Prodhuesit e pajisjeve mjekësore rekomandojnë një largësi minimale prej 15,3 centimetrash (6 inç) midis një pajisjeje celulare

dhe një pajisjeje mjekësore të implantuar, siç është një stimulues kardiak ose defibrilator kardioverter i implantuar, në

mënyrë që të shmanget ndërhyrja e mundshme me pajisjen mjekësore. Personat që kanë pajisje të tilla duhet:

Ta mbajnë pajisjen gjithmonë në një largësi më të madhe se 15,3 centimetra (6 inç) nga pajisja mjekësore.

Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit.

Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt të pajisjes mjekësore.

Mbylleni pajisjen celulare, nëse keni ndonjë arsye të dyshoni se po shkaktohet ndërhyrje.

Të ndjekin udhëzimet e prodhuesit të pajisjes mjekësore të implantuar.

Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare bashkë me një pajisje mjekësore të transplantuar, këshillohuni me

mjekun tuaj.

Informacioni për produktin dhe sigurinë

45