
Mbështetja
Kur të dëshironi të mësoni më shumë mbi mënyrën si të përdorni produktin tuaj ose
jeni i pasigurt si duhet të funksionojë telefoni juaj, lexoni manualin e përdoruesit
plotësisht.
Gjithashtu mund të jeni i interesuar për kanalin Nokia Support Video në YouTube.
Nëse kjo nuk e zgjidh problemin tuaj, kryeni një nga veprimet e mëposhtme:
•
Rindizni telefonin tuaj. Fikni telefonin dhe hiqini baterinë. Pas rreth një minute,
zëvendësoni baterinë dhe ndizni telefonin.
•
Përditësoni softuerin e telefonit tuaj
•
Rivendosni cilësimet origjinale
Nëse problemi juaj mbetet i pazgjidhur, kontaktoni me Nokia-n për opsionet e
riparimit. Shko te www.nokia.com/repair. Para se ta dërgoni telefonin tuaj për riparim,
gjithmonë krijoni kopje rezervë të të dhënave tuaja, pasi të gjitha të dhënat personale
në telefonin tuaj mund të fshihen.