
Shkrimi me tastierën
Pajisja juaj ka një tastierë të plotë.
Fillimi
5

1
Tasti i funksioneve. Për të futur karakteret e veçanta të printuara mbi taste,
shtypni tastin e funksionit dhe më pas shtypni tastin korrespondues. Për të futur
karakteret e veçanta në një radhë, shtypni dy herë tastin e funksioneve. Për t'u
rikthyer në regjimin normal, shtypni butonin e funksionit.
2
Tasti i ndërrimit. Për të këmbyer gjendjen e shkronjave të mëdha dhe të vogla,
shtypni dy herë tastin e ndërrimit. Për të futur shkronja të mëdha në gjendjen e
shkronjave të vogla, ose një shkronjë të vogël në gjendjen e shkronjave të mëdha,
shtypni tastin e ndërrimit dhe më pas shtypni tastin e dëshiruar alfabetik.
3
Tasti i simboleve. Për të futur karaktere të veçanta që nuk tregohen në tastierë,
shtypni tastin e simboleve dhe zgjidhni karakterin e dëshiruar.
4
Tasti prapa. Për të fshirë një karakter, shtypni tastin prapa. Për të fshirë disa
karaktere, shtypni dhe mbani shtypur tastin prapa.
5
Tasti i hyrjes. Për të lëvizur kursorin në rreshtin tjetër ose fushën tjetër të
futjes së tekstit, shtypni tastin e hyrjes. Funksionet shtesë bazohen në kontekstin
aktual. Për shembull, në fushën e adresës ose shfletuesit të web-it, tasti i hyrjes
funksionon si ikona Go.
6
Tasti ctrl
Fusni një variacion të shkronjës
Mund të fusni, për shembull, shkronja me theks. Për të futur á, shtypni dhe mbani
shtypur tastin e simboleve dhe më pas shtypni A vazhdimisht, derisa të shfaqet
shkronja e dëshiruar. Rendi dhe disponueshmëria e shkronjave varen nga gjuha e
zgjedhur e shkrimit.