Nokia Asha 303 - Ngarkimi i baterisë

background image

Ngarkimi i baterisë
Bateria është ngarkuar pjesërisht në fabrikë, por ju mund t'ju duhet ta ringarkoni atë

para se ta ndizni telefonin për herë të parë. Nëse telefoni tregon se bateria është e

ngarkuar pak, bëni si më poshtë:

1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në mur.
2 Lidheni ngarkuesin me telefonin.
3 Kur telefoni tregon se bateria është e ngarkuar plot, shkëputeni ngarkuesin nga

telefoni, pastaj nga priza në mur.

Nuk është e nevojshme ta ngarkoni baterinë për një kohë të përcaktuar dhe mund ta

përdorni telefonin kur është duke u ngarkuar.

Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta para se të

shfaqet treguesi i ngarkimit ose para se të bëhet ndonjë thirrje.

Nëse një bateri nuk është përdorur për një kohë të gjatë, për të filluar ngarkimin mund

të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin, më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri.