Nokia Asha 303 - Futni një kartë SIM dhe baterinë

background image

Futni një kartë SIM dhe baterinë

Shënim: Fikni pajisjen dhe shkëpusni ngarkuesin dhe çdo pajisje tjetër para se të

hiqni ndonjë nga kapakët. Gjatë ndërrimit të ndonjë kapaku, përpiquni që të mos

prekni elementet elektronike. Pajisjen mbajeni dhe përdoreni gjithmonë me kapakë

të bashkëngjitur.

I rëndësishëm: Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur vetëm me një kartë

SIM standarde (shikoni figurën). Përdorimi i kartave SIM jo të përputhshme mund të

dëmtojë kartën ose pajisjen dhe mund të dëmtojë të dhënat e ruajtura në kartë. Ju

lutemi këshillohuni me operatorin tuaj celular për përdorimin e një karte SIM që ka një

prerje mini-UICC.

Ky telefon është parashikuar të përdoret me një bateri BP-3L. Përdorni gjithmonë

bateri origjinale Nokia.

6

Fillimi

background image

Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose

përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e futni ose e hiqni kartën.

1 Fikni telefonin.
2 Tërhiqeni kapësen e lirimit të kapakut të pasmë drejt fundit të telefonit dhe hiqeni

kapakun.

3 Hiqeni baterinë nëse është e futur.

4 Ngrini kapakun e mbajtësit të kartës SIM, sigurohuni që zona e kontaktit e kartës

SIM të jetë e drejtuar poshtë dhe vendosni kartën brenda mbajtësit.

Fillimi

7

background image

5 Ulni kapakun e mbajtësit të kartës SIM.
6 Përshtatni kontaktet e baterisë dhe vendosni baterinë.

7 Drejtoni kapëset bllokuese të sipërme në drejtim të vendeve të tyre dhe shtypni

poshtë derisa kapaku të shkojë në vend.

8

Fillimi

background image

Hiqni kartën SIM

1 Fikni telefonin.
2 Hiqni kapakun e pasmë.
3 Hiqeni baterinë nëse është e futur.
4 Ngrini kapakun e mbajtësit të kartës SIM dhe hiqni kartën SIM.