Nokia Asha 303 - Futja e një karte kujtese

background image

Futja e një karte kujtese
Përdorni vetëm karta kujtese të përputhshme, të miratuara nga Nokia për përdorim

me këtë pajisje. Kartat që nuk përputhen mund të dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe

mund të prishin të dhënat që ruhen në kartë.

Telefoni juaj mbështet karta kujtese me kapacitet deri në 32 GB.

1 Fikni telefonin dhe hiqni kapakun e pasmë dhe baterinë.
2 Për të liruar mbajtësin e kartës së kujtesës, rrëshqisni mbajtësin në drejtimin e

treguar nga shigjeta në mbajtës. Ngrini mbajtësin e kartës së kujtesës (1).

3 Sigurohuni që zona e kontaktit të kartës së kujtesës të jetë e kthyer poshtë dhe

futeni kartën (2).

4 Ulni mbajtësin e kartës së kujtesës (3).
5 Për të kyçur mbajtësin e kartës së kujtesës, rrëshqisni mbajtësin në pozicionin e

tij origjinal (4).

Heqja e kartës së kujtesës

1 Fikni telefonin.
2 Hiqni kapakun e pasmë dhe baterinë.
3 Për të liruar mbajtësin e kartës së kujtesës, rrëshqisni mbajtësin në drejtimin e

treguar nga shigjeta në mbajtës. Hapni mbajtësin e kartës së kujtesës dhe hiqni

kartën e kujtesës.

Fillimi

9