Nokia Asha 303 - E drejta e autorit dhe njoftime të tjera

background image

E drejta e autorit dhe njoftime të tjera

DEKLARATA E KONFORMITETIT

Me këtë deklaratë, NOKIA CORPORATION deklaron se ky produkt RM-763 është në përputhje me kërkesat themelore dhe

dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një kopje e kësaj Deklarate të Konformitetit mund të gjendet në http://

www.nokia.com/global/declaration.

© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nokia, Nokia Connecting People, Ovi dhe WE: logo janë marka tregtare ose marka të regjistruara të Nokia Corporation. Nokia

tune është shenjë zanore e Nokia Corporation. Emrat e tjerë të produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu, mund të

jenë marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre përkatës.

Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në

çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s. Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia

ka të drejtën për të bërë ndryshime dhe përmirësime të produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim paraprak.

Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol software from RSA Security.

E drejta e autorit dhe njoftime të tjera

47

background image

Oracle and Java are registered trademarks of Oracle and/or its affiliates.

Portions of the Nokia Maps software are ©1996-2011 The FreeType Project. All rights reserved.

The Bluetooth word mark and logos are owned by the Bluetooth SIG, Inc. and any use of such marks by Nokia is under license.

Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Portofolit të Patentës MPEG-4 Visual (i) për përdorim personal dhe jotregtar në

lidhje me informacionet që janë koduar në përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i përfshirë në aktivitet

personal dhe jotregtar dhe (ii) për përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një ofrues i licencuar i videos. Asnjë

licencë nuk jepet apo të nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera, përfshirë informacione në lidhje me

përdorimet reklamuese, të brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA, LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.

Në shkallën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, Nokia ose licensuesit e saj nuk do të jenë në asnjë rast përgjegjës për

humbjen e të dhënave ose të të ardhurave ose për çfarëdolloj dëmtimi të veçantë, të rastësishëm, rrjedhimor ose të

tërthortë, sido që të jetë shkaktuar.

Përmbajtja e këtij dokumenti ofrohet "pa ndryshim". Me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga ligji në fuqi, nuk jepet asnjë

lloj garancie, e shprehur apo e nënkuptuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë

dhe të volitshmërisë për një qëllim të caktuar, në lidhje me saktësinë, rregullshmërinë ose përmbajtjen e këtij dokumenti.

Nokia rezervon të drejtën ta rishikojë këtë dokument ose ta tërheqë atë në çdo kohë, pa njoftim paraprak.

Disponueshmëria e produkteve, funksioneve, aplikimeve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas rajonit. Për më shumë

informacione, kontaktoni me shitësin e Nokia-s ose ofruesin tuaj të shërbimit. Kjo pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji

ose programe që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga

këto rregulla në kundërshtim me ligjin.

Nokia nuk jep garanci ose mban ndonjë përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën për përdoruesin për

aplikime të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj. Duke përdorur një aplikim, ju pranoni që aplikimi ofrohet siç është.

Nokia nuk kryen ndonjë përfaqësim, nuk jep garanci ose mban përgjegjësi për funksionalitetin, përmbajtjen ose ndihmën

për përdoruesin për aplikime të palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj.

Disponueshmëria e shërbimeve të Nokia-s mund të ndryshojë sipas rajonit.

NJOFTIM I FCC/INDUSTRY CANADA
Pajisja juaj mund të shkaktojë ndërhyrje në TV ose në radio (për shembull, kur përdorni një telefon në afërsi të pajisjes

marrëse). FCC-ja ose Industry Canada mund t’ju kërkojnë ta ndaloni përdorimin e telefonit tuaj nëse nuk mund të eliminohet

një ndërhyrje e tillë. Nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni me pikën tuaj lokale të shërbimit. Kjo pajisje është në përputhje

me pjesën 15 të rregullave FCC dhe standardit(eve) RSS përjashtuar nga licenca e Industry Canada. Funksionimi i nënshtrohet

dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk mund të shkaktojë ndërhyrje të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë

çdo ndërhyrje që merr, duke përfshirë ndërhyrje që mund të shkaktojnë funksionim të padëshiruar. Çdo ndryshim ose

modifikim i pamiratuar posaçërisht nga Nokia, mund të shfuqizojë autoritetin e përdoruesit për të përdorur këtë pajisje.

Disa veprime dhe funksione varen nga karta SIM dhe/ose nga rrjeti, nga MMS-ja ose varen nga pajtueshmëria e pajisjeve

dhe nga formatet e mbështetura të përmbajtjes. Disa shërbime faturohen veçan.

/Botimi 1.1 SQ

48

E drejta e autorit dhe njoftime të tjera